Gati për zgjedhje si Pozita edhe Opozita!

Drejtues të pesë partive parlamentare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, janë shpreh të gatshëm me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Në LDK thonë se s’ka arsye për zgjedhje, mirëpo, simbas tyne, ky subjekt politik asht i gatshëm me testue vullnetin e qytetarëve kurdoherë, shkruen Zeri.

Drejtuesit e pesë partive ma të mëdha në Kosovë kanë deklarue se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme, qofshin ato parlamentare apo lokale.

Përderisa partitë opozitare, LVV, AAK dhe Nisma, kanë vlerësue se vendi sa ma parë duhet me shkue në zgjedhje të parakohshme, dy partitë në pushtet (PDK e LDK), kanë thanë se ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

Megjithëkëtë, përfaqësues të këtyne të fundit janë të gatshëm për zgjedhje, po qe se ato mbahen.

Nga ana tjetër, analistët politikë kanë vlerësue se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, e rrugës do të ishte me shkue në zgjedhje.

Mirëpo, simbas tyne, LDK asht partia e cila do të humbiste ma së shumti nga ky vendim.