LIVE: Shejtnimi i Nanes Tereza, qe kush e udheheqe Meshen!

Kur ishte gjallë, Nanë Tereza cilësohej si “nji shejtore e gjallë”, sot mbas 19 vjetësh nga vdekja e saj merr zyrtarisht këtë titull gjatë ceremonisë në sheshin San Pietro në Vatikan.

“Do të jetë nji gëzim i madh ta shikojmë shejtore, e meriton”, janë fjalët e Papa Françeskut, në prag të ceremonisë së shejtënimit.

Data 4 Shtator ka me u shenue në kalendarin Apostol si Dita e Shejtores shqiptare, Nanë Tereza e Calkutës.

Papa Françeksu firmosi në 15 Mars 2016 dekretin për shejtënimin e Nanë Terezës.

Papa Françesku miratoi në Dhetor të 2015 nji dekret për njohjen e nji mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të Nanë Terezës me Perëndinë.

Ndërsa në vitin 2008 Papa Françesku ka pranue nji mrekulli të dytë që i atribuohet Nanë Terezës atë të shërimit të nji mashkulli brazilian me tumor në kry.

Nanë Tereza, nji grue me fytyrë të imët, të rrudhun, të plakun, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfënve, veçanërisht në qytetin indian të Calkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për me pritë me mija “njerëz të torturuem”.