Gaxherri, e zhgënjyeme, e befasueme me Teuta Rugovën

Teuta Rugova sot ashiqare doli përkrah PAN’it, tue e votue shkuemjen në pauzë për dy orë të propozueme nga ky koalicion.

Edhe pse kryetari i LDK, Isa Mustafa, asht rreptësisht kundër çdo përkrahje të koalicionit PAN dhe se para do dite tha, se “LDK asht parti e idesë dhe udhës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK cenojnë vlerat ma sublime të saj”, nji gja të tillë, Rugova nuk e ka marrë parasysh.

Lajmi.net ka kontaktue me Besa Gaxherrin e LDK, për me pyete se si e komenton pozicionimin/përkrahjen e Teuta Rugovës për koalicioni PAN, ndërsa ajo tha se kanë qenë të habitun dhe të befasuem ne të.

“Nuk due me fole në emën të LDK, por në emnin tim personal. Sot kemi qenë krejt të habitun dhe të befasuem, sepse askush nuk e ka pritë, edhe pse ende nuk asht vendose definitivisht vota e saj, megjithatë sot ishte nji lëvizje, e cila nuk u kuptue as çka ishte”, ka thanë ajo.

Tutje, Gaxheri tha se për momentin asht shumë e zhgënjyeme me të, por “të shohim se çka ka me ardhe nesër e tutje nga ajo”.