Gaxherri flet për thirrjen e Pacollit

Ultimatumi apo thirrja prej 10 ditësh kohë që ja u dha presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, dy partive parlamentare, LDK dhe VV në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa ma të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxite reagime të shumta.

Ultimatumi apo thirrja prej 10 ditësh kohë që jau dha presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, dy partive parlamentare, LDK’s dhe VV’s në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa ma të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxite reagime të shumta.

Në nji prononcim për “Indeksonline”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, ka thanë se partia e tyne duhet me qenë e vetëdijshme. Simbas saj, LDK duhet me ba zgjidhje për krizën institucionale të vendit.

Ajo ka thanë se tash vërtet çdo ditë e ma shumë Kosova po thellohet prej ngërçit në nji krizë politike të thellë, e cila edhe asht prit që me ndodhë.

Gaxheri konsideron se thirrja apo ultimatumi i z.Pacolli nuk asht i vërtetë mbasi që për këtë i njajti asht i vetëdijshëm se nuk mundet me i dhane askujt ultimatum.