Gaxherri: Rritja e Buxhetit asht merite ekskluzive e LDK’s. Andaj kemi deklarata xhelozie te Veselit!

S’ju bashkuem nismes se VV’s per hetim, sepse VV asht satelit i PDK’s! Nuk i largojme akuzat. SHIK na ka vra!

 

Besa Gaxherri, deputete e LDK’s, ka thane se kur te flitet per zgjedhje, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, duhet me pase reflektim serioz, ngase nuk mundet me ec ky vend me shantazhe.

Ajo ka thane se ky vend duhet me qene i lumtun qe, ne nji klime kaq te brishte politike dhe ketij presioni kaq te madh, kjo Qeveri ka arrite me miratue nji buxhet prej 2 miliarde euro.

Gaxherri per kete arritje madje ka thane se merita i takon dy personave, e ata jane Isa Mustafa e Avdullah Hoti. Madje ajo i ka quejt personalitete te kalibrit europian.

Besa ka thane se strukturat e LDK’s nuk kane diskutue per zgjedhje.

Ajo ka theksue se kjo Qeveri, ne kete klime te keqe politike, ka arrite me ba projekte te medhaja politike si “Trepça”, Energjetika dhe projekte tjera te randesishme.

Gaxherri ka kerkue edhe nga Veseli me qene edhe ma serioz kur ka me i permend zgjedhjet, sepse ka pergjegjesi politike, tue thane se nuk kane nevoje me u shqetesue qytetaret.

Derisa per nismen e Thaçit me i hetu vrasjet e luftes dhe mbasluftes ajo ka thane troç se ne nji vend normal kjo nuk duhet me ndodh, por Kosova asht e tille dhe ketu edhe Presidenti nderhyn ne drejtesi.

Zoja Gaxherri ka thane se LDK kerkon hapun prej Prokurorise me zbardhe edhe vrasjen e fundit te veprimtareve te LDK’s, por jo nga Presidenti.

Krejt na i kemi drejtu gishtat kah SHIK, sepse askush tjeter nuk ka muejt me i ba.

Keto komente Gaxherri i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Per ma shume, shihni videon e plote: