Gaxherri: S’ka me u lejue as kishë as xhami n’oborrin e UP’s!

Deputetja Besa Gaxherri nga LDK thotë se serbët e Kosovës duhet me respektue Kushtetutën.

Ajo tha se nuk ka me u lejue as kishë as xhami n’oborrin e UP’s dhe ka kërkue nga kryeministri që t’jue tërheq vërejtjen ministrave serb në Kosovë të mos japin deklarata politike.

Ajo tha se Kosova po vazhdon t’ardhmen por nuk ka harrue të kaluemen dhe persekutimin që i asht ba popullit.

Gaxherri ka kërkue nga qytetarët të mos bien pre e provokimeve.