Gaxherri tregon pse ka ra LDK’ja dhe me kend s’duhet me ba koalicion

Anëtarja e Lidhjes Demokratike, Besa Gaxherri, ka thanë se rezultatet e zgjedhjeve, të cilat e renditin LDK’në me partnerë si të tretën, janë pasojat e zhgënjimit të elektoratit kur banë koalicion me Partinë Demokratike.

Gaxherri, nëpërmjet nji shkrimi në Facebook, ka urue Lëvizjen Vetëvendosje dhe ngritjen e tyne në këto zgjedhje, ndërsa për LDK’n thotë se kjo parti ka vnu hapin e parë tue u reformue, fillimisht listën e kandidatëve, për me vazhdue edhe ma tutje.

Anëtarja e LDK’s ka thanë se ajo personalisht asht kundër ndonji koalicioni të mundshëm me koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Ky asht shkrimi i plotë i Gaxherrit:

Te nderuar anetar, simpatizant e votues te LDK-se, ju faliminderoj nga zemra per punen, perkushtimin dhe besimin tuaj ne LDK dhe ne mua personalisht.

Fillimisht me lejoni qe te ndaj opinionin tim me popullin e Kosoves, ne lidhje me skenen politike ne raport me shtetin e Kosoves, me nje analiz te shkurter mbi ecurit politike dhe ndertimit te shtetit ne periudhen e fundit aktuale ne Kosove, duke u bazuar ne tri fakte konkrete:

para se gjithash shfrytezoj rastin te uroj VV ne keto zgjedhje demokratike si partia e pare dhe elektoratin besnik te LDk-se per rezultatin qe radhiti LDK-ne, partia e dyte ne vend, gjithnje duke u bazuar ne rezultatin e zgjedhjeve.

-1.Une personalisht, ju kerkoj falje elektoratit te LDK-se, te cilin e zhgenjyem, kur beme kualicion me PDK, por gjithmon le te jete e qarte se mbi kurrizin e LDK-se dhe sakrificen e saj arritem te shpetojm shtetin nga falimentimi dhe kthimi ne thyqafje, duke kuptuar faktin se vum shtetin para interesave partiake dhe votuesve te LDK-se. duke pasur parasysh gjendjen aktuale faktike ku VV del partia e pare per shkak te arsyes sone qe te mos e mbajm peng rrjedhen zhvillimore te shtetit.

-2.I bej thirrje te gjithe zyrtareve te larte te LDK-se, tani ka ardh finalja ku do i nxjerrim te gjithe fytyrat para popullit, dhe jam e bindur se te gjithe ata te cilet u zhgenjyen me LDK-ne, tani do te kuptojn se ne vertet vuam shtetin para tyre ndersa tani do vejm interesat e perbashketa me popullin pa lene te tjeret te perfitojn mbi kurrizin tone.

-3.LDK, si rezultat patem reformim te listes se kandidateve per deputet, kjo eshte vetem hapi i pare, do veprojm me fuqin me te madhe qe te kthejm politiken sakrifikuese ne LDK ne politik fituese, duke vazhduar me masa dhe reforma ne LDK.

publikisht deklaroj se jam kunder cdo kualicioni me PAN per te qeverisur vendin. Per fund me lejoni qe te ju them se ditet ne vijim, ky fillim i finales do te tregoj fytyrat e te gjitheve, individualisht dhe ne grup, ne raport me ndodhite ne parlamentin e kaluar dhe qeveris, duke pasur parasysh klanin pronto, zjarrin, protestat, presionet politike dhe te gjitha lojrat qe u bene ne kurriz te shtetit, dikush per te shpetuar lekuren e dikush per pushtet