Gaxherri: Veseli asht kryetari ma i dobët i Kuvendit prej mbaslufte deri tash. Ai asht fajtori për gjendjen në Kuvend

Gaxherri: Rasti Haradinaj nuk duhet me u perdorë për politika ditore, arrestimi i tij asht shkelje ndaj sovranitetit të vendit.

Deputetja nga radhet e LDK’s, Besa Gaxherri ishte e ftueme ne News Show – Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Me te ne fillim u diskutue per polemikat e saj me nji redaktor te RTK, per te cilat ajo tha se asnji zyrtar i RTK nuk duhet me u prononcue ose me u rreshtue politikisht, sepse asht zyrtar i mediumit publik dhe ka ligj te vecante per te.

“Jane te sanksionume me ligj animet dhe fyemjet politike nga zyrtaret e RTK”, sqaron Gaxherri, tue thane se RTK paguhet nga qytetaret e Kosoves, shkruen Rrokum.TV.

Gaxherri ka fole edhe per arrestimin e Haradinajt ne France.

Ajo ka thane se burgosja e Ramush Haradinajt asht atak ne sovranitetin e Republikes se Kosoves, por ka shtue se ky rast nuk duhet me u shfrytezue per politika ditore.

Tue fole per politiken serbe karshi Kosoves, Gaxherri vlerson se asht e njajta politike si ne kohen e Milosevicit.

“Ata nuk pajtohen kurre qe na jemi te pamvarun, por na duhet me punue per cdo dite qe me e deshmue se e kemi pase dhe e kemi seriozisht kete pune”, shprehet Gaxherri.

Deputetja e LDK’s asht ndale me diskutue edhe per fjalorin qe po perdoret ne Kuvendin e Kosoves.

Ajo ja len fajin, sic shprehet, “disa eksponenteve qe kane hy ne Kuvend, qe nuk e meritojne”.

“Grupet qe kane fuqi ekonomike kane arrite me hy ne Kuvend nepermjet partive politike”, mendon Gaxherri.

Per kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Gaxherri thote se ai e ka pergjegjesine per menyren se qysh po funksionon Kuvendi.

“Une s’e njoh asnji kryetar ma te dobet deri tash, ai vet mungon ne seanca”, thote Gaxherri. /Rrokum.TV