Gazeta amerikane: Partia Republikane u vra nga Donald Trump

Gazeta njujorkeze “Daily News”, e njoftun për qëndrimin e saj kundër kandidatit për President Donald Trump, në numrin e sotëm ka botue ballinën, ku shihet elefanti, simboli i Partisë Republikane, në nji arkivol, ndërsa nalt shkruhet emni i kësaj partie, viti i themelimit 1854, si dhe viti 2016.

Ma tej, në faqen e parë, me nota ironie, asht adoptue formula e lamtumirës në ceremonitë mortore.

Jemi këtu për me varrosë Partinë e Madhe të Vjetër, që dikur ishte nji parti e madhe politike, e tash u vra nga epidemia Trump, – shkruhet në titullin e madh të ballinës.

Ndërsa artikulli në faqet e mbrendshme, i referohet shpalljes së sigurt tashma, të Donal Trump si kandidat i Republikanëve për President të Shteteve të Bashkueme, mbas tërheqjes mbramë të Ted Cruz, e sot edhe të rivalit të fundit, John Kasich.

newyork