Gazeta britanike shkruen fjalë të mëdha për plazhet e Shqipnisë

“Shqipni: Plazhet e pa damtueme ku birra kushton ma pak se 1 funt”, asht qasja që bani gazeta britanike Express.co.uk.

Ata i konsideruen plazhet e Shqipnisë si perla dhe xhevahir të vertetë, tue ba të ditun se edhe janë plazhet ma pak të njohuna n’Europë.

“Shqipnia ka mbet e pazbulueme kryesisht nga turistët, për shkak të njëi historie të trazueme komuniste”, shkroi gazeta.

Megjithatë, Shqipnia mbetet nji vend tepër i sigurt dhe shumë i qetë për me u vizitue, ndër të tjera, plazheve të Shqipnisë ata i dhuruen nji ‘kunorë’, raporton lajmi.net.

Çmimet i konsiderojnë si tepër të volitshme, madje shkruen se mbas daljes së Britanisë nga BE, Shqipnia mund të jetë nji nga vendet ku ata mund të gëzojnë nji pushim të paharrueshëm dhe pa shpenzime të mëdha.

Gjithashtu, nji qasje të veçantë ata i kushtuen edhe birrës, tue u magjeps edhe nga çmimi i saj.

“Për ata që e duen birrën, dhe duen me shijue atë të ftohtë me akull, ajo mund të blihet në ma pak se 1 funt dhe mund ta shijoni atë në nji nga plazhet e bukura të Shqipnisë”, shkruhet në gazetë.

Deti Adriatik, Deti Jon, Gjirokastra, Berati, Tirana e shumë të tjera, ishin vende për të cilat u shkrue me andje dhe me dashni, vende që lanë shejë edhe në Britani kryesisht për plazhet magjepsëse që nana Shqipni i ka.

“Ndërsa turizmi po rritet nga viti në vit, të gjitha shejat tregojnë për këtë perlë të msheft e cila do të zbulohet shpejtë nga të gjithë”, përfundon shkrimi në gazetën britanike.