Gazeta gjermane: Në Ballkan, disa xhami rekrutojnë xhihadistë që ISIS’it iu bashkuen me gratë e tyne

​Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Xhihad, shkuemje-ardhje” (14.08) i kushton vëmendje tutës nga kthimi i luftarëve që kanë shkue me luftue për të ashtuquejtunin “Shteti Islamik” në vendet e Ballkanit.

Prej vitesh shtohen në Ballkan tendencat që e bajnë të dukshëm kthimin e islamit tradicional, shkruen FAZ. Nji shej për këtë janë xhamitë jashtë ndikimit të bashkësisë fetare myslimane, ku predikohet nji islam radikal.

“Disa nga këto shërbejnë edhe si qendra rekrutimi për luftarët e IS’it dhe femnat, nuset e luftarëve që i bashkohen ‘Shtetit Islamik’… kjo nuk shqetëson vetëm vendet ballkanike. Kur vetë vendet perëndimore me institucione efektive zor se e dijnë se çka ndodh në xhamitë e tyne, atëherë kjo vlen ma shumë për vendet e Ballkanit me administratë të dobët”.

Po mbas burgut çka ndodh me xhihadistët?

Shqetësim ka ngritë edhe nji artikull plot urrejtje i botuem në numrin e korrikut të revistës “Rumiyah” të IS’it, botimi në gjuhën boshnjake. Aty bahet thirrje për me i vra myslimanët e moderuem dhe myftijtë e tillë para grave dhe fëmive të tyne. FAZ citon artikullin ku thuhet “se na betohemi te Allahu, se Allahu nuk vlerëson gja tjetër ma shumë, se të vrasësh ata që e kanë deformue besimin e tij dhe duen ta shkatërrojnë nga mbrenda islamin”.

Paralajmërime të tilla shqetësojnë autoritetet edhe sepse nji pjesë e xhihadistëve asht kthye në vendet e Ballkanit, shkruen FAZ.

“Proceset gjyqësore në Kosovë, Serbi, Bosnje kanë përfundue vërtet me dënime të nalta. Por, ekspertët e sigurisë vërejnë se nuk asht ba asgja për me i pengue radikalizimet e të burgosunve të tjerë. Po ashtu, nuk ka asnji koncept për nji mbikqyrje të efektshme të terroristëve të liruem nga burgu apo programe risocializimi”. /DW/.