Gazeta gjermane: Vucic, thirrje serbëve që ta kuptojnë se e kanë humbë Kosovën

Aleksandar-Vucic

Me propozimin për dialog të mbrendshëm për Kosovën, Aleksandar Vucic i hodhi hije të errët historisë serbe në bamjen e së cilës ka punue edhe vet ai, shkruen ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, lidhun me hapin e presidentit serb.

“Në Serbi këtë vit ka verë me ‘vrima’. Arsye për këtë ka dhanë presidenti Aleksandar Vucic, i cili në mes të Korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme.

Simbas saj, me propozimin për dialog, Vucic i ka ba thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbë, transmeton lajmi.net.

Siç asht raportue nga ‘Deutsche Welle’, gazeta shkruen se serbët nuk mendojnë ma aq gjatë. Ata kanë në mendje shqetësime të tjera; vende pune, shkolla të mira për fëmitë e tyne, hapsina për banim që munden me i pague, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.