Gazeta holandeze publikoi nji karikaturë me Recep Tayyip Erdogan si majmun

Mbas arrestimit të nji gazetare holandeze në Turqi këtë fundjavë, për kinse se e kishte fye Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gazeta ma e lexueme në Holandë, publikoi këtë të Hane nji karikaturë editoirale në faqen e parë, që shfaq Erdoganin si nji majmun që e shkatërron paprite lirinë e shprehjes në Europë.

The Independent shkruen se karikatura e publikueme në të përditshmen De Telegraaf, ka të vizatuem nji majmun me fytyrë të Erdoganit tu’ e shtyp nji grue, e cila del të jetë Ebru Umar nji shkrimtare holandeze me prejardhje turke, e cila u arrestue në Turqi këtë të Dielle.

Në karikaturë Presidenti turk qëndron në nji guri të quejtun “Apenrots”, nji term holandez që ka kuptimin “gurët e majmunit”, që përdoret për me iu referue ministrit të Jashtëm holandez, por mundet me iu referue edhe nji vendi ku nji individ dominues e mban pushtetin.

Karikatura titullohet “dora e gjatë e Erdoganit”.