Gazeta italiane: A ka me njoftë Vatikani shtetin e Kosovës!

Gazeta shkruen se presidenti Thaçi ka ftue Atin e Shejtë për me vizitue Kosovën në nji t’ardhme të afërt dhe se ka shpreh deshirën e tij që Selia e Shejtë me njoftë shtetin e Kosovës sa ma parë.

“La Stampa”, njana nga të përditshmet italiane e fillon shkrimin e saj tue citue presidentin Thaçi i cili, në nji audiencë private, i ka ba thirrje Atit të Shejtë, Papa Françeskut që Selia e Shejtë me njoftë Kosovën.

Ma tutje, rreth takimit mbi gjysë ore me Atin e Shejtë në Pallatin apostolic të Vatikanit, kjo gazetë thekson postimin e të parit të vendit në rrjetin social në Twitter, ku presidenti Thaçi ka shkrue se ndjehej i nderuem të ketë takue Atin e Shejtë, me të cilin ka bisedue gjatë për Kosovën, Europën dhe vlerat që shteti kosovar ndan me Vatikanin.

Mbas audiencës me Papa Françeskun, presidenti i Kosovës asht prit edhe nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhaniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

Gazeta shkruen se presidenti Thaçi ka ftue Atin e Shejtë për me vizitue Kosovën në nji t’ardhme të afërt dhe se ka shpreh deshirën e tij që Selia e Shejtë me njoftë shtetin e Kosovës sa ma parë.