Gazeta serbe Blic: Haradinajt kontrabandojnë armë nga Serbia

Ish-komandanti i UÇK’s, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, asht ba subjekt i medieve serbe, të cilat e përshkruejnë si drejtues të nji prej klaneve ma të fuqishme të krimit në Kosovë.

Haradinajt po ashtu i atribuohet kontrabandimi i armëve tue përdorë Serbinë dhe siç thuhet qytetarët serbë. Gazeta Blic shkruen se kontrabanda e armëve zhvillohet nëpër lumin Danub, nga ku ngarkohen nëpër kamionë dhe arrin në Kosovë për m’u shpërnda nëpër fronte të ndryshme të islamistëve, transmeton lajmi.net

“Të Premten e kalueme asht kontrabandue nji ngarkesë me armë nga klani i Ramush Haradinajt”, shkruen kjo gazetë, tue pretendue burime nga shërbimet e sigurisë.

Simbas Blicit, ngarkesa përmbante 1200 cope pushkë të shkura automatike dhe nji numër të armëve të lehta.