Gazeta turke Zaman sot me artikuj pro-qeveritarë

Gazeta ma e madhe turke Zaman, ka dalë sot me artikuj pro-qeveritarë.

 

Të Premten, ajo asht vane nën kontrollin e shtetit, me vendim të gjykatës.

 

Zaman ka qenë e afërt me lëvizjen Hizmet të klerikut me ndikim, Fethullah Gulen, që shihet si anmik i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

 

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thanë se marrja nën kontroll e gazetës “ka qenë e ligjshme dhe jo politike”.

 

Në ballinën e numrit të sotëm asht nji fotografi e Presidentit Erdogan, me nji artikull që tregon se si Presidenti turk asht drejt përfundimit të urës së tretë mbi Bosfor.

 

Botimi i 5 Marsit i gazetës Zaman në gjuhën angleze, i publikuem përpara marrjes nga shteti, ka nxjerrë ballinën e zezë, me titull: “Ditë e turpshme për shtypin e lirë në Turqi”.

 

Pëndryshe, Të Shtunë, Policia në Stamboll i ka përdorë gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, për me i shpërnda qinda njerëz që kanë protestue kundër marrjes së gazetës ma të madhe turke, Zaman, nga shteti.