Gazeta zvicrane, qe çka shkruen për Thaçin!

thacinzz

Gazeta prestigjioze zvicrane “Neuer Zürcher Zeitung” ka shkruen për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Simbas gazetës, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës vjen mbas nji dialogu disa vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Ndërkohë, Kosova mbetet me i plotësue disa kritere të tjera, për çfarë gazeta ngre dyshime.

Gazeta zvicrane citon analistë, të cilët vlerësojnë se vendimi i Komisionit Europian si në të shumtën e rasteve të shteteve të Ballkanit asht vendim politik.

Simbas tyne, vendimi pozitiv për Turqinë dhe nji vendim negativ për Kosovën, veshtirë se do të mund të arsyetohej nga BE.

“Lajmi nga Brukseli padyshim që forcon shpinën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Isa Mustafa. Sidomos Thaçi, në Bashkimin Europian konsiderohet si garantues i stabilitetit në rajon”, shkruen NZZ.

Gjithashtu, gazeta zvicrane shkruen se tash i mbetet autoriteteve kosovare që t’u sqarojnë qytetarëve për kufizimet e lëvizjes së lirë, e cila ne shumë shtete të Ballkanit asht keqkuptue.

 

thaciiiinzz