Gazetarët e Kosovës nesër në protestë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka me protestue në shejë kundërshtimi ndaj, qysh thuhet, kërcënimit që Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i ka ba gazetarit të portalit Insajder.

Shkëlqim Hysenaj nga AGK, i ka thanë Radios Evropa e Lirë se gjatë ditës së nesërme janë të ftuem tanë gazetarët me marrë pjesë në nji protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Veprimi i kryeministrit Mustafa është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të duhej që në asnjë formë të tolerohet si situatë. Protesta ka si kërkesë kërkim faljen e kryeministrit për këtë veprim të tij që e tejkalon çdo limit, pasi kur fyerja vjen nga një autoritet i lartë, siç është kryeministri, nuk mund të pritet përmirësimi i situatës sa i përket lirisë së medieve në vend”, ka thanë Hysenaj.

Hysenaj shtoi se Kryeministri i nji vendi duhet me qenë përkrahësi ma i madh i krijimit të hapësinës së nevojshme për gazetarët, tue ndikue në krijimin e sigurisë dhe në efikasitetin e organeve të drejtësisë.

Por ai thotë se në vend po dëshmohet e kundërta.