Gazetarët mbas 3 orë pritjeje bojkotuen Kuvendin

Gazetarët në shejë revolte janë largue nga Kuvendi i Kosovës, mbasi për tri orë kanë prit për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila mbledhje asht thirrë për n’orën 11:15.

Kryesia e Kuvendit, jo vetëm që nuk e zhvilloi mbledhjen e parapame, por i lanë në pritje mediat përreth tre orë dhe pa asnji informatë në lidhje me zhvillimin e mbledhjes.

Ende nuk asht njoftue zyrtarisht se a do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilët do të vendosej për nji seancë të jashtëzakonshme për me vendos për mandatin e ardhshëm të EULEX’it.

Mesohet se deri tash asnji deputet i Kuvendit të Kosovës nuk ka marrë asnji ftesë për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.

E simbas komunikatës zyrtare të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot asht thirr mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për me diskutue rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për vazhdimin e mandatit të EULEX’it.