Gazetari e denoncon në polici Kryeministrin Isa Mustafa

Gazetari i portalit insajderi.com, Vehbi Kajtazi e ka denoncue sot në polici Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa për qysh thotë ai, kërcënim ndaj tij.

Kajtazi përmes nji postimi në rrjetin social Facebook ka shkrue se pret prej organeve të drejtësisë që të veproj me të njajta standarde edhe në rastin e tij, sikur me kërcënuesin e djalit të Isa Mustafës.

Sapo kam denoncuar në Polici, kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa për kërcënim ndaj meje. Rastin janë duke e hetuar hetuesit e rrimeve të rënda në Policinë e Kosovës. Pres prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës që të veprojë me të njëjtat standarde sikur në rastin e Alban Morinës, i cili ishte arrestuar, akuzuar, gjykuar e dënuar brenda dy ditësh për shkak të një kërcënimi në Facebook që i kishte bërë djalit të kryeministrit, Besnik Mustafës dhe ministrit Arban Abrashi”, ka shkrue Kajtazi.

Përndryshe gazetari dje ka thanë se asht kërcënue në telefon nga Kryeministri Mustafa mbas publikimit të nji lajmi për vllaun e Kryeministrit, i cili kishte kërkue azil për shkaqe shëndetësore.