Gazetarët rusë të dëbuem nga Kosova: Kemi me u kthy prapë në Kosovë

“Kemi me u kthye padyshim sërish në Kosovë e Metohi sepse due që të xhiroj reportazhe për jetën e serbëve, por edhe për tempujt ortodoksë e pozitën e tyne”.

Kështu ka thanë gazetari rus, Sergej Belous, për “Novosti” menjiherë mbas deportimit nga Kosova, gjegjësisht kur atë dhe kolegen e tij, Roksana Sazonova, Policia e Kosovës i ka përcjellë deri në kufinin me Serbinë, në pikëkalimin e Merdarit, prej ku të Premten mbrama kaluen në Serbi.

Policia e Kosovës, dy gazetarët rusë të “News front” i arrestoi të Ejten mbrama në qendër të Rahovecit, për shkak të kalimit ilegal të kufinit dhe për hymje në territor të Kosovës pa viza.