Gazi lotsjellës, brengë për Gjermaninë e Francën

Ministrat e dy prej shteteve ma t’fuqishme të Europës Francës e Gjermanisë, kanë vizitue sot Kosovën.

Ministri francez për çashtje të Europës, Harlem Désir dhe ai i Gjermanisë, Michael Roth, janë takue sot gjatë ditës me Ministrin e Integrimit Europian, Bekim Çollakut, ku edhe kanë mbajtë nji konferencë për media.

Të dy ministrat uruen Kosovën për fillimin e implementimit të MSA’s dhe shprehën mbështetjen e tyne për liberalizimin e vizave për qytetarët.

Ministri gjerman për europen Michael Roth tha se BE’ja nuk mundet me qenë e plotë pa Kosovën, mirëpo ai ka kërkue që me fillue me reformat e shumëta t’cilat i kërkon MSA’ja.

Ministri Rroth gjeti kohë me fol edhe për gazin lotësjellës.

“E kemi nji brengë që gazi lotësjelles asht përdorë në inaugurimin e Presidentit te ri. Dhuna nuk ka vend as në parlament. Nuk asht metodë legjitime për me i arritë qëllimet politike të askujt, ato zgjidhen vetëm përmes dialogut“.

Ndërsa Ministri Francez për Europën, Harlem Désir tha se Franca mbështetë heqjen e vizave për kosovarët si dhe uroi Kosovën për MSA’n, mirëpo njajtë si kolegu i tij gjerman kërkoi me punue ma shumë rreth rreformave.

“Franca dhe Gjermania janë mbështetese të prespektivës europiane për Kosovën. Unë mund të them që Kosova ka ecë përpara por që ka ende shumë punë për me ba. Due me ju kujtue se impelmentimi i reformave në Kosovë asht nji hap mjaftë i randësishme drejt përspektives europiane. Jam shumë i lumtun për marrëveshjen e MSA’s dhe jemi tue pritë nga Komisioni Europian për nji propozim pozitiv rreth liberalizmit të vizave”.

Ndërsa ministri i Integrimeve, Çollaku, si zakonisht u shprehë i bindun se shumë shpejt Komisioni Europian ka me dal me nji vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave.