Gazi lotsjellës mundet me u kthye n’Kuvend

Skenat e dhunës me gaz lotsjellës dhe policë me maska munden me u shfaqë shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, nëse koalicioni qeverisës i “mban fjalët”, që mbrenda pak javësh me dërgue për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Partitë opozitare kërkojnë nga Qeveria që mos me ndezë “zjarrin” në Kuvend, me tentimin për me ratifikue Marrëveshjen e 26 Gushtit 2015, por me kërkue zgjedhje afatgjate.

Në anën tjetër, Qeveria kërkon që çashtja e kufinit me Malin e Zi me u mbyllë dhe në këtë mënyrë m’i hapë rrugë procesit për liberalizimin e vizave. Meqë, demarkacioni ashy kusht për vizat, Qeveria, por edhe vetë presidenti Hashim Thaçi, kanë thënë se “nuk kemi me i rrezikue vizat”.