Gazmend Muhaxheri, qe qysh e ‘prishi’ koalicionin me PDK’n!

gazimustafa

Ministria e Financave ka kërkue nga komuna e Pejës me i ridestinue disa fonde të projekteve komunale, por gjatë debatit n’asamble kjo pikë mori shumë kritika nga asamblistët, perfshi edhe nga ata të PDK’s me të cilët LDK e Gazmend Muhaxherit asht në koalicion që nga viti 2013.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka paralajmërue sot prishjen e koalicionit në nivel lokal me PDK’n mbasi në seancën e jashtëzakonshme nuk i kaloi pika e rendit të ditës për rishikimin e buxhetit.

Ministria e Financave ka kërkue nga komuna e Pejës me i ridestinue disa fonde të projekteve komunale, por gjatë debatit n’asamble kjo pikë mori shumë kritika nga asamblistët, perfshi edhe nga ata të PDK’s me të cilët LDK e Gazmend Muhaxherit asht në koalicion që nga viti 2013, raporton Kallxo.com.

Në favor të propozimit votuen 14 asamblistë, 15 ishin kundër ndërsa dy abstenuen.

“Për juve të PDK’s që s’keni votu qetash po ju kallxoj që mo në qeveri skeni çka me lyp”, tha Muhaxheri dukshëm i nervozuem me rezultatin e votimit.