Gecaj akuzon VV’n: Kjo asht ‘Pronto’ juej

Zavendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj ka akuzue partinë opozitare lëvizjen Vetëvendosje tue thanë se përderisa po kritikojnë për aferën “printo”, ata po bajnë të njajtën në strukturat e tyne të lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes që kanë nënshkrue kontratat për shërbime të veçanta në Komunën e Prishtinës.

Gecaj përmes nji postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kallxue se në katër rastet kontratat ishin nënshkrue mbasi që punëtorët kishin fillue punën, dhe 18 raste të tjera, angazhimi i tyne ka vazhdue ma tepër se 6 muej.

Postimi i plotë i Gecajt në Facebook:

“PRONTO” E LAV-IT – KONTRATAT PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Deri sa gojën e kanë përplot kritikë për aferën “pronto”, strukturat e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) në Komunën e Prishtinës bëjnë po të njëjtën, por në nivelin lokal; pra, aty ku gabimisht ju është dhënë mundësia!

Gjatë vitit 2015 ishin angazhuar 276 zyrtarë (siguruar nga regjistri i furnitorëve) të cilët janë paguar në vlerë prej 463,849€, me kontrata për shërbime të veçanta. Prej tyre, 31 janë angazhuar në një projekt në mes komunës dhe HELVETAS dhe 53 punojnë në kuzhina dhe shërbim të ushqimit për institucionet parashkollore, kurse pjesa tjetër prej 192 është e angazhuar në programet e përhershme të punës si ofiqarë, inspektorë, zyrtarë të lartë, regjistrues, anketues etj. dhe kjo pa ndonjë procedurë të rekrutimit apo prokurimit. Punësimi i tyre është bërë në kundërshtim me nenin 31 dhe 35 të Rregullores për Shpenzimin e Parasë Publike 01/2013, pasi që nuk ka dëshmi se komuna ka plotësuar formularin i cili specifikon se është zhvilluar testi i marrëdhënies së punës, si dhe dëshmi mbi përzgjedhjen e tyre sipas procedurave të zakonshme të prokurimit. Gjithashtu, dosjeve ju mungojnë dëshmitë për pagesën e obligimit ndaj ATK-së, deri në fund të vitit, kur komuna ka filluar ketë obligim ta proceson direkt në llogarinë e ATK-së!

1) Në katër raste kontratat ishin nënshkruar pasi që punëtorët kishin filluar punën, dhe 18 raste tjera, angazhimi i tyre ka vazhduar me tepër se 6 muaj; dhe

2) Në nëntë raste, nga shërbimet kontraktuale ishin paguar shërbyes civil të komunës për angazhimin në projekte të ndryshme të ekzekutuar nga komuna në vlerë 1,500€, në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP.

Amerikanët thonë “a leader is one ëho leads by example” (lider është ai i cili udhëheqë me shembull personal), ndërsa LAV-istët kanë provuar tanimë se po t’u epet pushteti do ta shkelin me të dy këmbët.

*Këto informata janë nxjerrë nga raporti i Auditorit të Përgjithshëm.