Gecaj: Fraksioni+ me 16 deputetë në Kuvend

I ftuemi i pare ne Rrokum Roll ishte Arben Gecaj, nga Fraksioni+.

Ai tha se se kjo Qeveri asht legjitime, se ka dale si rezultat i zgjedhjeve te 2014’s,  tue shtue se ajo u pranue nga te gjithe, para nji viti e gjys.

Gecaj tha se Fraksioni+ nuk ka me bojkotue Kuvendin, se qysh tha ai, “na jemi votue per me qendrue aty, e jo per keto veprime qe po i ban pjesa tjeter e opozites”.

“Ne qofte se e lexojme vendimin e Kushtetueses, ne piken 1 thuhet se duhet me u ndryshue. Sa une kam ndigjue, te gjithe jane te gatshem me u ule e me diskutue”, tha ai lidhun me vendimin e Kushtetueses per AKS’n.

Per te, ne qofte se asht ba nji gabim, nuk domethane qe duhet me shkue krejt ne shtepi.

“Ne kete forme e ne kete moment, rreshtimin te opozita nuk e percakton ma opozita. Na ne Fraksion nuk kemi marre ndonji oferte per me u rreshtue me opoziten. Na nuk perjashtojme asgja”, u pergjigj Gecaj, ne pyetjen se a kishin me u rreshtue Fraksioni+ kah opozita e bashkueme.

Ai vleresoi se partite opozitare nuk kane pase strategji ne kundershtim te Qeverise, por fatin e tyne e kane lane te dy partite ne Qeveri, e te deputetet e tyne.

“Mandati i nji partie politike nuk paraqet kete forme te punes, por nji forme tjeter”, shtoi ai.

Gecaj tha se edhe fatin e vet VV e ka lane te dy partite tjera opozitare, AAK e Nisma, ndersa keto forma te kundershtimit jane te VV’s e jo te partive tjera.

Ai vleresoi se 2 partite tjera opozitare ma nuk munden me i percjell metodat e VV’s.

“Na kemi mandat me perfaqesue nevojat e elektoratit deri sa te shkojme ne zgjedhjet e ardhshme. Pra une them se deri ne zgjedhjet e ardhshme Fraksioni+ ka me egzistue”, tha nder te tjera Gecaj per Rrokum Roll.