Gecaj ‘godet’ Boiken Abazin e VV’s

Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, deklaratat e zyrtarit të “Vetëvendosjes”, Boiken Abazit, i sheh të tipit bolshevik që nuk kanë ma vlerë në Kosovë.

Ai ka ironizue me të tue e quejt “bolshevik me farmerka”.

BOJKEN ABAZI – KY BOLSHEVIK ME FARMERKA Në qasjen e tij përjashtuese ta qon mallin e bolshevikut, majtistit ekstremist në përpjekjen për ta justifikuar qëllimin, Bojken Abazi, bojkoton të vërtetën historike, bojkoton tabanin e qëndresës shqiptare në Kosovë, për ta trilluar një sajesë antikombëtare”, shkruen Gecaj.

Ai ma tej në komentin e tij vazhdon të shprehet se, “për më shumë, duke mos e njohur të vërtetën, ofendon me zellin partiak plot kryeneçësi. Krejt kjo bëhet edhe më e neveritshme kur Bojkeni mundohet sajesën e tij partiake ta ambalazhoj me identitet të mirëfilltë nacional. ‘Nëna Kosovë’ është sajesë, thotë bojkotuesi i të vërtetës historike. Që kur i nderuari ‘bolshevik me farmerka’ po na shkojke atdhetarizmi shqiptar me majtizmin ekstremist”.

screen-shot-10-18-16-at-04-47-pm