Gecaj i reagon Ymerit: A asht e mundun që ke heq dorë nga dhuna?

Zavendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentue rreth nji deklarate të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit, në lidhje me shejtnimin e Nanës Terezë.

Ymeri përmes nji postimi në rrjetin social Facebook ka thanë se ‘’Nanë Tereza na ban krenarë por edhe detyron me shikue si ajo’’, por zavendësministri Gecaj ka thanë se nji deklarim i tillë mund të jetë nji shejë ku simbas tij imituesi i Lëvizjes Vetëvendosje mund të ketë heqë dorë nga dhuna.

Lexoni të plotë postimin e Gecajt  në Facebook:

‘’MREKULLI apo DEMAGOGJI

Visar Ymeri: Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”.

Vallë a është kjo mrekullia e tretë e tani Shën Terezës? A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë nga dhuna? Kjo duhet të ishte ashtu poqese ai tani e tutje do të “shikoj si ajo”! Apo ndoshta kjo është njëra në radhën e deklarimeve të tija demagogjike!”.