Gecaj ja ban bajat Djuric’it

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj, ka thanë se nuk ia vlen të merremi me deklaratat e Marko Djuricit dhe ka shtue se njerëz si Djuric kanë thanë ma përpara se nuk e lëshojnë Kosovën kurrë, por Kosova asht shtet i pamvarun.

“Njerëzit si Djurici gjithashtu kanë thanë ma përpara se nuk e lëshojnë Kosovën kurrë, por Kosova asht shtet i pamvarun. Djurici i ban këto lloj deklarata për opinionin e tij publik. Megjithatë, “Trepça” asht pasuni e Kosovës, na e kemi aprovue ligjin, asht në territorin e Kosovës dhe ka me qenë gjithmonë e Kosovës”, ka thanë ai.

Marko Djuric, i cili mban pozitën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtun sot, ka akuzue kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, se ka gabue kur nuk i ka përfshi punëtorët serbë në Ligjin për “Trepçën”.

Por, Gecaj në nji prononcim për “Indeksonline”, ka thanë se sovraniteti i Beogradit mbi Kosovën ka përfundue në vitin 1999 dhe ka theksue se tana asetet në territorin e Kosovës janë vetëm të saj.