Gecaj ja kthen Stefanovic’it: Shef e ki Isa Mustafën!

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit për minoritete, ka thanë për lajmi.net se Stojanovic shef e ka Isa Mustafën dhe për çdo gja duhet me u konsultue zyrtarisht me kryeministrin.

“Ai duhet të na e thotë neve, sepse na nuk mundemi me  manipulue me atë çka ky thotë në media. Na deri sot nuk kemi asnji shkresë  zyrtare se ata kanë me i braktisë institucionet, se ata nuk flasin me neve, se ata kanë lobue kundër Trepçës.

Stojanovic asht tue folë nëpër media, ajo çka thotë ai asht çashtje e tij personale. Ai asht zavendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe shef e ka Isa Mustafën. Për çfarëdo deklarimi në lidhje me shefin e tij, ai duhet me ba drejtpërdrejt me shefin e tij”, ka thanë Gecaj.

Gecaj ka tregue se Lista Serbe nuk kanë shpreh gatishmëni me u takue me kryeministrin.

“Na kemi kërkue takim, ata kanë thanë që nuk janë të gatshëm të vijnë, na nuk ju kemi vnu lakun në fyt, ata kur të jenë të gatshëm do t’ulemi me bisedue me ta”.

Gecaj ka thanë se ka me diskutue në takim edhe për deklarimet e Stojanovic’it pa lejen e kryeministrit.

“Ato çashtje kemi me i diskutue me ta kur të takohemi”, ka thanë Gecaj për lajmi.net.