Gecaj: Kalimi nga VV në PDK asht ma i natyrshmi për arsye se të dyjat janë të themelueme nga e njajta vi ideologjike e t’kaluemes

Arben Gecaj i kundërpërgjigjet reagimeve te VV’s dhe të Bojken Abazit, tue i urue pushim t’kandshëm edhe per 2 vjet nē Tiranë atij.

“Kemi kalue në PDK mbasi asht parti që i ka kalue shumë sfida. PDK e renditi në shtyllën e shtet-formimit, e VV nê kohët e fundit veçse ka destabilizue vendin”, tha në Rrokum Roll Arben Gecaj, tashma nga pozitat e PDK.

“Në momentin kur ma s’ka pasë LPK, kanë dalë parti që e kanë vazhdue ate politikë-bamje, e VV i ngjan, nuk po them se asht krejt e njajtë, se mundem edhe me gabue”, theksoi ai.

Për deklarimin e Boiken Abazit rreth kalimit të Fraksionit + në PDK, Gecaj tha se duhet me ja kujtue njerëzve se unë jam nji nga themeluesit e PDK’s, kam pauzue nji kohë e tash jam kthye aty ku ja kam nisë.

E per Bojken Abazin, Gecaj e pat kete mesazh – “Pushim te kandshem ne Tirane per 2 vitet e ardhshme”.

“Te gjithe na qe kemi pranue me kalue ne PDK, kryejme pune si anetare te thjeshte dhe ne menyre vullnetare”, tha ai dhe theksoi se asnji nga anetaret e Fraksionit nuk kane paraqite problem me vazhdue punen e tyne ne PDK.

Ndersa per raportet e tij personale me anetaret e VV’s, Gecaj tha se ka raporte te mira.