Gecaj n’emen të Kryeministrit ja çon nji ‘selam’ Listës Serbe!

Këshilltari i kryeministrit për minoritete, Bajram Gecaj, ka thanë se Listës Serbe i kanë ba ftesë që t’ungjen me bisedue, por përgjigja e tyrn ka qenë se janë tue i përfundue disa çashtje të mbrendshme.

Gecaj ka thanë se nuk e kanë ndërmend t’ju qesin lakun në fyt që të kthehen në Qeveri.

“Ju kemi ba ftesë dhe ata na kanë thanë që i kanë disa konsultime të mbrendshme. Unë e kam thanë edhe ma herët se nuk e kemi ndërmend t’ju qesim lakun në fyt, na ju kemi thanë duhet të vini te kryeministri me bisedue, ata na kanë thanë që kur t’i përfundojnë këto konsultimet na lajmërojnë, kështu që na jemi tue i prit”, ka thanë Gecaj për lajmi.net

Gecaj ka thanë se Lista Serbe duhet me shkue në zyre të kryeministrit dhe me bisedue, por jo me folë nëpër media.

Derisa për kushtet që i kanë paraqit Lista Serbe nëpër media, se pa nisë negociatat për themelimin e ekipit për Asociacionin nuk kthehen në Qeveri, Gecaj ka thanë se kryeministri Mustafa nuk pranon asnji kusht.

“Kushte nuk pranon kryeministri. S’mundet askush me na vnue kushte për bisedime, ata janë pjesë e qeverisë dhe duhet me ardhë me bisedue”, ka shtue Gecaj.

Gecaj ka thanë se Qeveria asht tuj funksionue edhe pa ta.

 

bajram-gecaj