Gecaj: Vetevendosje asht mit! Mos me pasë fitue Prishtinën me ndihmën e partive tjera, as 5%’shin s’kishin me kalue!

Gecaj: Koalicioni asht ma s’miri, zanat që janë kundër si në LDK e në PDK, janë individë.

Keshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka konfirmue ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum se, koalicioni nuk i ka votat per Demarkacionin.

Gecaj ka thane se, nese nuk e kalojme Demarkacionin deri ne muejin e ardhshem, viti tjeter ka me qene vone, sa i perket procesit te liberalizimit te vizave.

“Ne kete muej dhe muejin tjeter kemi tentue me rikthye Demarkacionin qe me ba ratfikimin mbrenda ketij viti”, tha Gecaj.

Gecaj ka sqarue se, kjo nuk e rrezikon koalicionin qeverises, sepse per me pase nji qeveri duhen 61 vota, te cilat koalicioni i ka, ndersa 80 vota kerkohen per koncensuse.

Gecaj ka komentue edhe njihere deklaratat e kryetarit te PDK’s, Kadri Veseli ne lidhje me zgjedhjet e mundshme, shkruen Rrokum.TV

“Si ai, edhe une po them se nuk bahet ‘kjameti’ me shkue ne zgjedhje, sepse partite gjithmone duhen me qene te gatshme per zgjedhje”, tue ba me dije se, nuk ka probleme te mbrendshme ne kete koalicion.

Prape kemi me qene rivale me PDK’n, sepse jemi partite ma te medha, por aktualisht na kemi nji program qeverises qe duhet me çue deri ne fund, ka vleresue Gecaj ne emisionin Rrokum Roll qe drejtohet nga Fidan Jupolli.

Gecaj ka mohue se VV po rritet, tue thane se, populli nuk e don dhunen. “Mit asht perkrahja e VV’s nga populli”.

Gecaj ka perserite qendrimin e tij ndaj VV’s, tue e quejt si ‘e keqja ma e madhe e ketij vendi’. /Rrokum.TV