Gecaj: Nuk kemi asnji indikacion zyrtar se Lista Serbe i ka lshue institucionet

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit, ka thanë se Lista Serbe duhet në mënyrë zyrtare me ju drejtue Qeverisë së Kosovës, për çashtjet që lidhen me Demarkacionin dhe debatin për themelimin e Forcave të Armatosuna.

Gecaj ka thanë për lajmi.net se deri tash asnji informatë zyrtare nuk e kanë nga Lista Serbe, se i kanë lëshue institucionet, vetëm atë që kanë ndigjue nëpër media.

“Na deri tash nuk kemi asnji indikacion zyrtar që lista serbe i ka lëshue institucionet. Na kemi kërkue që të takohemi dhe t’i sqarojmë gjanat. Na kemi vetëm atë që kemi ndigjue nëpër media edhe komunikimi zyrtar nuk bahet në atë mënyrë. Nëse ata kanë që me folë diçka për ngrimje të marrëdhanieve me Qeverinë e Kosovës, largimi nga institucionet e Kosovës, apo mos votimin e Demarkacionit, apo mos diskutimin e çashtjes së FSK’s, ata duhet këtë me na e komunikue zyrtarisht”, ka thanë Gecaj.