Gecaj: Opozitës i plotësohet dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thanë se partive opozitare po iu plotësohet dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gecaj e ka fjalën për zgjedhjet në Drenas që kanë me u mbajt mbs dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku.

“Partive opozitare ma në fund po u plotësohet dëshira e tyne tashma “historike” e dëshpëruese për zgjedhje të jashtëzakonshme. Tash ju ka ardhë rasti m’i provue shpatat dhe m’i testue ato sondazhet e tyne të porosituna në terrenin e Drenasit”, ka shkrue ai.