Gecaj: Personi i dyshuem per djegien e kerrit të grues sime asht aktivist i VV’s!

Gecaj: VV e ka humbë mbeshtetjen, s’ka arritë as 500 njerëz me i mbledhë, 500 i mbledhi veç vet!

Bajram Gecaj, Keshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa ka thane ne Rrokum Roll se ai nuk merret me disciplinimin e asnji anetari te LDK’. Ai thote se vetem ka dhane mendimin e tij per deputetin Shpejtim Bulliqi, i cili simbas tij, ka tejkalue kompetencat e tij.

“Ka njerez qe kane hezitime sa i perket votimit te Demarkacionit”, ka thane Gecaj, tue ju referue deputeteve te LDK’s qe jane kunder Demarkacionit. Ai thane se, po mbahen takime me eksperte, per te qartesue punen e Demarkacionit.

“Departamenti i Shtetit Amerikan thote se i ka lexue tana dokumentete qysh nga viti 1940, tue perfshi edhe dokumentacionin e Komisionit Shtetnor”, thote Gecaj, tue kallxue bindjen e tij se Demarkacioni asht ne rregull.

Gecaj ka demantue Listen Serbe, te cilet kane thane se nuk ka pase kushte te sigurise dhe se nuk kane pase takime me Qeverine.

“Na kemi pase takime edhe me Listen Serbe”, ka sqarue Gecaj.

Ai ne vazhdim ka thane se Qeveria nuk asht e interesueme me i fale toke askujt, dhe nese eventualisht gjendet ndonji fakt qe prek token e Kosoves, atehere kemi me rishikue kete marreveshje, mbasiqe edhe lideret e Malit te Zi jane te interesuem per kete, gjithnji nese gjendet ndonji parregullsi.

Gecaj ka komentue deklaraten e fundit te ish liderit te VV’s, Albin Kurtit, i cili permendi luften.

“Kurti me ate deklarate ka ndjelle lufte, dhe nese asht i pergjegjshem duhet me i kerkue falje popullit dhe Malit te Zi, si shtet mik qe e kemi”, ka thane Gecaj, tue shtue se, me 500 veta nuk ka lufte, tue ju referue njerezve qe, simbas tij, kane dale ne protesta te thirruna nga VV.

Ai ka deklarue ne Televizionin Rrokum se personi qe ja ka djeg kerrin grues se tij asht aktivist i VV’s.

Gecaj i ka quejt ‘rrugaçe’ ata qe bajne thirrje se nese vijne ne pushtet kane me i ngreh ‘zhag’ njerezit, megjithese ai thote se ata kurre s’kane me fitue pushtetin.

“E keqja ma e madhe e ketij vendi asht Vetevendosja, dhe keta nese marrin pushtetin instalojne diktature dhe jane te rrezikshem”.

Gecaj ka thane se Demarkacioni ka me u kthye ne Kuvend, atehere kur “na besojme qe kalon”, sepse ka randesi te madhe per qytetaret e Kosoves, sa i perket liberalizimit te vizave.

Ai ka komentue parullen “Jo lufte mes popujve, jo paqe mes klasave”, tue thane se asht parulle e Brigades se Kuqe, qysh ai e quejti Vetevendosjen./Rrokum.TV