Gecaj: Presim që PDK’ja me folë me Thaçin për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës po pret nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, që kanë deklaruebse Demarkacioni me Malin e Zi ka hy 5 kilometra brenda territorit të Kosovës, që me bisedue me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, mbasi ai ishte kryetar i kësaj partie në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes.

Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetë pezull, meqë dy partitë në pushtet, PDK’ja dhe LDK’ja, ende nuk po arrijnë pajtueshmëninë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.