Gecaj: S’ka zgjedhje edhe nëse dështon Demarkacioni

Zavendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka deklarue gazetës “Zëri” se Kosova nuk ka me shkue në zgjedhje të parakohshme edhe nëse dështon miratimi i Demarkacionit në Kuvend. Simbas tij, nëse dështon kjo marrëveshje, pasojat i bartin qytetarët.

Deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët deri tash e kanë kundërshtue Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufinit me Malin e Zi, nuk kanë ndryshue qëndrim për këtë çashtje. Për këtë shkak, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës ende nuk janë të sigurt nëse Demarkacioni ka me mujt me kalue në Kuvend.

Prandaj thonë se, edhe nëse nuk kalon Demarkacioni në Kuvend, Kosova nuk ka me shkue në në zgjedhje të parakohshme.