George Soros ndan 10 milionë $ për me luftue krimin e urrejtjes, mbas fitores së Trump’it

George-Soros-1940x1294

Miliarderi George Soros asht zotue se ka me i nda 10 milionë dollarë nga fondacioni i vet për me ndihmue në luftimin e rritjes së krimeve të urrejtës, prej kur Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Manjati amerikan me prejardhje nga Hungaria, ka  me nda donacionin e vet për disa aktivitete kundër krimit t’urrejtjes, mbasi që ma shumë se 700 incidente të ngacmimit janë raportue që nga dita e zgjedhjeve.

Ai ka me fillue tue dhurue fillimisht 5 milionë dollarë në grante prej 150.000 dollarë për organizatat e komunitetit dhe shoqnisë civile, përmes Fondacionit për Shoqni të Hapun.

“Duhet patjetër me ba diçka për me kundërshtue atë që po ndodh këtu,” ka thanë Soros për New York Times.

Ai ka thanë se asht thellësisht i shqetësuem nga incidentet e ngacmimeve në bazë t’urrejtjes.