Gërvalla: Nese demarkacioni kalon me vota te LDK’s, jam e detyrueme me u largue mbas 25 viteve nga LDK

Ju baj thirrje nga Rrokum Roll krejt atyne qe jane bashkepergjegjes per vrasjen e Jusufit, Kadris dhe Bardhoshit, qe me ju drejtue organeve gjermane sa nuk asht ba von per ta!

Donika Gervalla, kryetare e degeve te LDK’s ne Gjermani, ka fole gjane-e-gate ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin per aktualitetin politik ne vend, demarkacionin, problemet ne LDK, denimet per vrasjen e familjes se saj ne Gjermani, veprimet e fundit te presidentit te vendit, e tjera.

Ajo ka thane se marreveshja e Demarkacionit, nese kalon ne kete forme, asht akt tradhtie ndaj shtetit dhe madje ka thane publikisht se nese kjo marreveshje kalon me votat e LDK’s, ajo mbas 25 vjet pune e angazhimi asht e detyrueme me dhane doreheqje nga ky subjekt politik, sepse simbas saj nuk e len ndergjegja me shkue ma para varrit te babes e me i çue lule.

Aktivistja shumevjeçare e LDK’s ka thane se nese largohet nga LDK, nuk ka me kalue ne asnji partie politike, as nuk ka me ba asnji fraksion mbrenda saj, tue shtue se kur ka hy ne LDK, aty nuk kishte vende pune dhe nuk kishte privilegje, por ka veprue dhe ndihmue per lirine e Kosoves.

Gervalla ka thane se asht nji paaftesi totale politike sa i perket Demarkacionit, tue shtue se ne kete rruge jane injorue faktet dhe ka arrite deri ne kete pike sa duhet dita zero, kur duhet me nis rishqyrtimi i kesaj marreveshje.

Ajo ka shprese sidomos te deputetet qe vijne prej rajonit te Dukagjinit, te cilet jane te prime me vleresue seriozisht voten e tyne per Demarkacionin.

Derisa per vrasjet qe kane ndodhe ne Gjermani, e sidomos me vrasjen e babes dhe familjareve te saj, ajo ka thane se direkt nuk ka gisht prej shqiptareve, por ajo ka ba thirrje qe nese ka dikush informacione duhet me dale sheshit dhe mos me luejt me dhimbjen e familjes se tyne.

Gervalla ka thane se keto tema shume shpejt kane me u hape edhe ne Beograd, kur tash Serbia asht tue ba hapat e pare me hy ne BE, pa harru me cek se kushdo qe ka gisht nuk ka me shpetue prej drejtesise gjermane, sikur sot qe po hetohen edhe kroatet.

Kurse sa i perket perseritjes se zgjedhjeve ne Gjermani e Zvicer, ajo ka thane se gjithçka mvaret prej Prishtine dhe nese Prishtina nuk ban ndonji dallavere, atehere kah Shtatori zgjedhjet mund te mbahen ne deget dhe nendeget atje, tue shtue gjithnji se edhe zgjedhjet ma heret kane qene krejtesisht ne rregull.

Ajo madje ka thane se Isa Mustafa  ka vetem  çashtje personale me ate dhe nuk arrine me gjete asnjihere kompromis, tue shtue se asht ne pyetje autoriteti te cilin ajo e gezon ne mase te konsiderueshme, sidomos ne shtetin gjerman.

E sa i perket peruljes se President Thaçit ne varrezat e serbeve ne Grack te Lipjanit, ku mbishkrimi madje ka qene se viktimat jane ba nga terroristet shqiptar, Donika ka thane se kjo e tejkalon jo njerezoren dhe humanen, tue ba qe edhe bashkefshataret e saj jane idhnue aq shume sa qe kane thane qe Presidenti nuk ka me u lejue me ba homazhe ne varrezat e Jusufit e Bardhoshit ne Dubovik te Deçanit.