Gëzim Kelmendi: Publikimi i përgjimeve i çon ujë n’bunar PDK’s, sepse aty shihet se ata punësojnë njerëz

Ne Rrokum TV, Gezim Kelmendi nga Partia Fjala ka komentue per debatin e neserm per Demarkacionin dhe cashtje tjera me randesi.

“Une kam nenshkrue dhe kerkue me u organizue ky debat, por pritshmenite jane qe, ky debat nuk ka me dhane rezultate konkrete, dhe jam pesimist per kete”, ka thane ai ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Kelmendi tha se, Qeveria nuk i pranon faktet dhe asht e vendosun me ratifikue marreveshjen.

“Gjendja ne terren asht shume e rande, forcat malazeze jane ne Kuçishte, 5 km mbrenda territorit te Kosoves”, ka ba me dije ai.

“Per kete gjendje kam fole ne Parlamentin e Kosoves para 5 vjete, andaj neser cdo gja qe folet ne debat nuk ka me pase rezultate”, tha ai, tue shtue se, ka qene i pari qe ka fole per kete cashtje ne Kuvendin e Kosoves.

Kelmendi ka sqarue se kjo pune ka qene e ditun qysh ne vitin 2011, por asht heshte.

“Ne 2011 kane dale ne terren edhe Ministri i atehershem i Mbrendshem edhe kryetari i Komunes se Pejes, por ata nuk e kane sensibilizue opinionin, çka ka ba qe, ky proces me u heshte per 5 vite”, sqaroi ai.

Kelmendi ne vazhdim ka thane se nji qeveri normale nuk e kishte pranue nji marreveshje te tille, tue thane se duhet nji pune ma e madhe edhe e Eulex’it edhe e Prokurorise, sepse kane shume pune per me hetue.

“Nji qeveri e paster dhe kredibile nuk e pranon kete marreveshje, por qeveria e ban kete, sepse kane dosje korruptive”, tha ai.

Kelmendi ka dhane koment edhe per skandalin e fundit te pergjimeve.

“Skandali i pergjimeve i ka ba favor edhe partise ne pushtet, qe dmth ka dhane mesazhin qe, nese e votoni PDK mundeni me hy n’pune, sepse kjo parti ka qasje kudo neper institucione te Kosoves, dhe nuk perjashtohet nji bashkepunim i PDK me ata qe kane zbulue kete pergjim, ne menyre qe me i ba favor”, tha Kelmendi.