Gjakova nderon Fadil Hoxhën në 100-vjetorin e lindjes

te varri i fadil hoxhes

Në 100-vjetorin e ditëlindjes së Fadil Hoxhës, u ban homazhe pranë vendit ku pushon ai.

Ish bashkëluftarë të tij, që sot janë shumë të paktë në numër, familjarë e të afërm, u përulën pranë varrit të tij dhe mbajtën 1 minut heshtje në shej nderimi për veprën e tij.
Po ashtu, Komuna e Gjakovës, nën patronatin e kryetares Mimoza Kusari Lila dhe me organizim të shoqatës së luftarëve të luftës nacional-çlirimtare, organizoi akademi përkujtimore.

Në emën të kryetares të pranishmit i përshëndeti Armend Vokshi.
Fadili, edhe mbas luftës ishte strateg që u përball me serbët në çdo luftë verbale, tha ai. Ndërsa nji referat mbi jetën dhe veprimtarinë Fadil Hoxhës mbajti Prof. Jusuf Bajraktari.