Gjatë këtij mueji pritet vendimi i Apelit pêr rastin ‘Drenica 2’

drenicaaa1

Gjykata e Apelit ende nuk e ka marrë nji vendim për rastin “Drenica 2”,raporton Indeksonline.

Ky rast kishte përfundue në Maj të këtij viti, ndërsa kryetari i trupit gjykues kishte deklarue se aktgjykimi nga Apeli pritet në muejin Korrik ose Gusht.

Njani nga avokatët e këtij rasti, Tomë Gashi ka thanë për Indeksonline se Apeli ka deklarue që vendimin ta sjell gjatë muejit Shtator.

“Përfundimisht nga Gjykata e Apelit janë deklarue se vendimi ka me u sjell gjatë muejit Shtator. Na presim çdo ditë që të njoftohemi në formë të shkrueme lidhun me vendimin e Apelit dhe mandej kqyrim se çka ka me ndodhë”, ka thanë Gashi.

Simbas tij, gjasat janë shumë të mëdha që Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe të tjerët të shpallen të pafajshëm.