Gjenden të vdekun marinarët e zhdukun mbas përplasjes së anijes amerikane

Marinarët që u zhdukën mbas përplasjes së anijes amerikane me nji anije tregtare pranë ujnave japoneze janë gjetë të vdekun.

Lajmi asht ba i ditun nga marina amerikane dhe mediat japoneze.

Përplasja ndodhi herët të Shtunën dhe nxiti nji kërkim detar për shtatë marinarë të humbun, mbasi nji helikopter evakuoi tre persona të lënduem nga ekuipazhi i anijes.

Ushtria amerikane tha se ekipet e pshtimit gjetën trupat të Diellën mbas hymjes në pjesët e damtueme të anijes.