Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botnore, evakuohet nji lagje e Berlinit

Nji lagje në Berlin asht evakuue sot mbasi asht gjetë nji bombë nga Lufta e Dytë Botnore, gjatë punimeve në ndërtimtari.

Bomba ajrore 250 kilogramëshe, e përshkrueme nga policia si bombë gjermane me sigurisë ruse, asht cilësue si tepër e pasigurt për m’u lëvizë, prandaj ka me u shkatërrue në vend në jugperëndim të Berlinit.

Nji çerdhe, disa shpi të pleqve, nji pjesë e nji spitali dhe shumë shtëpi banimi ndodhen mbrenda zonës së evakuimit.