Gjendet i vdekun në shtëpinë e tij, policia në kohë rekord identifikon autorin

Nji 50 vjeçar asht gjetë i vdekun sot në banesën e tij në Tiranë.

Ngjarja ka ndodh në zonën e institutit Bujqësor, ku asht gjetë pa jetë shtetasi Arben Kanina, i cili ishte endacak.

Shërbimet policore të Komisariatit Nr 3 dhe specialistë të Sektorit të Krimeve të Randa të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ba të mundun në kohë rekord identifikimin e autorit të ngjarjes dhe arrestimin e tij.
Simbas policisë, ai asht Artan Marku, 46 vjeçar, banues në Tiranë.
Shkak i kryemjes së vrasjes dyshohet të jetë nji konflikt i filluem kohë ma parë.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Shekulli/