Gjendet nji kasetë bombë në Zubin Potok

Foto ilustrim

Policia raporton se dje në nji fshat të Zubin Potokut asht gjetë nji mjet i dyshuem (kasetë bombë).

Simbas Policisë në malin e katundit Cecevo të Zubin Potokut asht gjetë nji mjet i dyshuem shpërthyes (kasetë bombë).

Njësia policore ka ba sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR’it ka ba asgjasimin e mjetit në mënyrë të kontrollueme. Nuk raportohet për ndonji incident.