Gjendet nji pjesë eshtnore dhe disa pjesë të teshave në Skenderaj

Nji person derisa ishte tue punue në oborrin e shtëpisë së tij në Skenderaj, ka gjetë nji pjesë eshtnore me gjatësi 15 centimetra dhe disa pjesë të teshave.

Njësiti policor ka ba sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa, rreth orës 14:30 në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i Krimeve të Luftës dhe personave të zhdukun, të cilët kanë tërheqë pjesën eshtnore dhe teshat.