Gjendet nji sasi e madhe e municionit në nji ish-kazermë në Kosovë

Policia raporton se në nji ish-kazermë të armatimit asht gjete nji sasi e madhe e municionit.
Ngjarja ka ndodh në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, ku simbas Policisë fillimisht asht ba sigurimi i vendit të ngjarjes.

Mbas kësaj, njësia e FSK e ka ba tërheqjen e 61 fishekëve të kalibrit 12 milimetra.

Nuk raportohet për ndonji incident.