Gjendet nji varrezë masive me 116 kufoma

Ma s’paku 116 kufoma janë gjete në nji varrezë masive në shtetin në Meksikën qendrore, në qytetin Tetelcingo.

Varreza ishte e thellë dhetë metra, ku janë gjete viktimat e bandave të narkotikëve të vramë gjatë periudhës 2010-2013.

Kjo varrezë masive është gjete në qytetin Tetelcingo të Meksikës, në të cilët besohet se janë gjete trupat e viktimave të grupeve të narkotikëve, raporton AA.

Zhvarrosja e kufomave ka me zgjate pesë ditë. Aty marrin pjesë edhe ekspertë të forenzikës nga Universiteti i Meksikës.